Albion Rrahamani vitet e fundit ka dëshmuar se është një prej sulmuesve më të mirë në Supreligën e Kosovës.
Futbollisti i Ballkanit sezonin e fundit ishte golashënuesi më i mirë, më 20 gola të shënuar, duke fituar edhe titullin e Kampionit, shkruan IndeksOnline.
Gazetari kosovar, Lorik Gashi, ka njoftuar se skuadra e Ballkanit ka marrë një ofertë prej 500 mijë eurove për Albion Rrahmanin.
Është nënkampioni i Sllovakisë, FC DAC 1904 që ka shfaqur interesim për 22-vjeçarin.
Gjithashtu mësohet se kjo nuk është oferta e vetme për Rrahmanin, pasi për të ka interesime edhe nga disa skuadra tjera./IndeksOnline/