Pjesë e emigrantëve ilegal janë edhe disa të rinjë nga qyteti i Podujevës. Ata përmes rrjetit Facebook kanë dërguar disa fotografi për portalin tonë për të parë gjendjen në të cilën ata jetojnë.
G. U., emigrant nga Podujeva tregon për kushtet e vështira në të cilat ata jetojnë. “ Kushtet janë të vështira, një banjo është në shfrytëzim për 4 -5 dhoma. Vendi për të fjetur është katastrof, derisa ushqimi është deri diku i mirë”, tregon ai.
Në dhomën ku ky është duke qëndruar janë vetëm shqiptarë, derisa tregon se në dhomat tjera njerëzit janë të përzier edhe me nacionalitete tjera.
I pyetur nëse do kthehej në Kosovë po të gjente punë, ai tha po. “Këtu në dhomë jemi 5 vet dhe të gjithë jemi të gatshëm të kthehemi menjëherë, sepse këtu skemi të drejt me punu pa u bëre 3 muaj që kemi ardhur” ka thënë G. U..
Por pavarësisht kushteve të vështira në të cilat ata jetojnë, ata gjejnë motivin për tu kënaqur bashkë, siç tregon edhe fotoja e fundit e dërguar nga ta.
Ata janë duke qëndruar në kampin Distelbruch të Gjermanisë.