Në Lladovc të Podujevës jeton familja tre anëtarëshe e Nazmi Mehanës. Ai përveç që është i sëmurë vet, ai përballet edhe me sëmundjen e vajzës që nga lindja. Sociali që ai merr është 40 euro.

Fabiola është vajza e tij e vetme, 8-vjeçare e cila që nga lindja nuk mund as të flas, as të ec, madje as të qëndroj ulur. Pozita e vetme në të cilën ajo mund të qëndroj është pozita e shtrirë. Fabiola, siç tregojnë prindërit e saj deri më tani nuk ka mundur as të lëviz fare, tek tash ajo ka filluar ti lëviz gjymtyrët nga pak.

Nazmi Mehana, babai i Fabiolës, thotë se vajza e tij që nga lindja është me këto probleme.

“Fabiola i ka qelizat e kokës të larguara, ashtin e butë, andaj, nuk është e zhvilluar ashtu siç duhet. Mjekët po thonë që me kalimin e kohës gjendja e vajzës do vi duke u përmirësuar. Këto ditë e fundit ajo është diagnostifikuar edhe me ftohje në mushkëri”, ka thënë Mehana.

SAMSUNG CSC

“Kam kërkuar ndihmë nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, të paktën një kolicë për vajzë, por nuk më ka ndihmuar. Një kolicë për fëmijë është gjëja që na nevoitet tani më së shumti”, ka shtuar ai.

Kjo është kolica që ata kanë tani, por, është me shumë defekte. Një e këtij lloji është ajo që u nevoitet më së shumti.

SAMSUNG CSC

Sëmundja e vajzës nuk është problemi i vetëm i kësaj familjeje.

Pamundësia e paisjes së gruas së tij, Luljeta Keçi, nga Burreli i Shqipërisë, me dokumenta dhe kushtet e rënda të jetësës e bëjnë edhe me të vështirë jetën e kësaj familje në Lladovc të Podujevës.

Luljeta Keçi, tash e një vit nuk e ka vizituar familjen e saj në Burrel të Shqipërisë për shkak të mospaisjes me dokumenta si nga ana e Shqipërisë, ashtu edhe nga Kosova.

“Unë jam e kurorëzuar, por, nuk mund të marr leternjoftimin e Kosovës nga Ministria e Brendshme, pa u paisur me pasaportë të Shqipërisë. Në Shqipëri po më thonë që këtu nuk mund t’i nxjerrësh dokumentat, pasi tash je banore e Kosovës. Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë më ka marrë 72 euro dhe nuk më ka rregulluar asnjë dokument”, ka thënë Keçi.

Shtëpia ku ata jetojnë është 3 metra me 3.5 metra, ka vetëm një dhomë e cila është shumë e vjetër.

“Kërkesa për ndërtimin të shtëpisë kam bërë çdo vit në Komunën e Podujevës, por, gjithëherë na është refuzuar. Ne jetojmë me një social prej 40 euro, me pensionin tim 75 euro, dhe me pensionin e vajzës prej 95 euro. Por, mbi 60 euro brenda muajit shkojnë duke blerë pampersa për vajzën”, tregon Mehana.

Ai tregon edhe kohën kur Abaz Llugaliu ishtë në komision për ndërtimin e shtëpive, tash Drejtori për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën  e Podujevës. Atë kohë kërkesa e tij ishtë pranuar për ndërtim të shtëpisë, por, sipas tij, ishte vet Llugaliu i cili atë vit e tërhoqi vendimin për ndërtimin e shtëpisë, me pretendimin se një gjë e tillë do ndodh vitin tjetër, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë.

“Poashtu, vitin e kaluar kanë qenë tre mërgimtarë nga Gjermania, të cilët e kanë parë gjendjen tonë, e kanë bërë kërkesën tek Ruzhdi Dema për ndërtimin e shtëpisë, kërkesa është pranuar, por, prapë dikush e ka anuluar kërkesën dhe shtëpia nuk na është ndërtuar”, ka shtuar Mehana.

SAMSUNG CSC

SAMSUNG CSC
Nazmi Mehana ka punuar 38 vjet në Komunën e Podujevës, si rojtar i gjuetisë dhe tani nuk merr pension për punën që ka bërë. Ai merr vetëm pensionin e pleçërisë. Me njërin sy nuk sheh, derisa edhe syri tjetër është duke i’u keqësuar dita ditës./llapi.info

Numri kontaktues i kësaj familjeje ku ju mund të paraqiteni për t’i ndihmuar është 049 558 646.

Llogaria Bankare:
Raiffeisen Bank
1501040002418722
Nazmi Mehana