Infrastruktura shkollore, kuadri cilësor, kabinetet, teknologjia informative, laboratorët, këndet e lojërave janë vetëm disa nga investimet të cilat janë bërë viteve të fundit në shkollën “Enver Maloku”, në Podujevë.
Aktivitetet e ndryshme të nxënësve të kësaj shkolle, kanë bërë që të rritet niveli i mësimnxënies së nxënësve të kësaj shkolle.
Shumë aktivitete edukuese, sportive dhe jovetëm, janë realizuar përgjatë kohëve të fundit nga mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Madje, përveç punimeve artistike me vetëiniciativë nga nxënësit, janë realizuar edhe aktivite të ndryshme në fushën e shkencave natyra nëpër laboratorët e shkollës.
Kohëve të fundit, edhe pjestarë të Policisë kanë realizuar ligjerata rreth sigurisë në rrugë dhe rëndësisë që e posedon kjo temë.