Kuvendi i Komunës të Podujevës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar Strategjinë për Zhvillimin e Turizmit 2019-2021 në Komunën e Podujevës, Planin Komunal për Ri integrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Komunën e Podujevës 2019-202,2 si dhe Planin e Punës të Kuvendit të Komunës së Podujevës për vitin 2020, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi Fatmir Gashi, e ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari dhe drejtorët e drejtorive.

Në mbledhjen e sotme Kuvendi ka shqyrtuar Propozimin e Planit Komunal për Ri integrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Komunën e Podujevës 2019-2022; Propozimin e Planit të Punës të Kuvendit të Komunës së Podujevës për vitin 2020; Raportin për diskutimin publik të Draft Strategjisë për Zhvillimin e Turizmit 2019-2021 në Komunën e Podujevës si dhe Raportin dhe rekomandimin e Komisionit për ndarjen e shtëpive në Lagjen e Dëshmorëve

Nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, paraqiti para kuvendarëve Planin Komunal për Ri integrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Komunën e Podujevës 2019-2022, i cili sipas tij, është hartuar në bazë të Strategjisë për Ri Integrim dhe planit të veprimit në nivel qendror.

Pas diskutimeve të zhvilluara lidhur me këtë dokument, Kuvendi miratoi Planin Komunal për Ri integrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Komunën e Podujevës, 2019-2022.

Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Mirsad Kamerolli, ka prezantuar në Kuvend Strategjinë për Zhvillimin e Turizmit 2019-2021 në Komunën e Podujevës, e cila ka qenë në diskutim publik.

Lidhur me këtë dokument u zhvillua debat, pas të cilit, Kuvendi me shumicë votash miratoi Strategjinë për Zhvillimin e Turizmit 2019-2021 në Komunën e Podujevës,

Në mbledhjen e sotme Kuvendi miratoi edhe Planin e Punës të Kuvendit të Komunës së Podujevës për vitin 2020.

Drejtori Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zaim Thaçi, prezantoi Raportin dhe rekomandimi i Komisionit për ndarjen e shtëpive në Lagjen e Dëshmorëve në Balloc.

Pas diskutimeve lidhur me këtë çështje, Kuvendi miratoi Raportin dhe rekomandimi i Komisionit për ndarjen e shtëpive në Lagjen e Dëshmorëve në Balloc.

Nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, ka informuar Kuvendin lidhur me masat dhe të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga Komuna pas rënies së tërmetit tragjik në Shqipëri. Lidhur me këtë çështje u diskutua edhe për mundësinë e ofrimit të një ndihme materiale nga Komuna e Podujevës, për zonat e goditura nga tërmeti./Llapi.info