Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00.
Gazeta Sinjali ka siguruar rendin e ditës së kësaj seance.
Në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe debati parlamentar i thirrur nga Partia Demokratike e Kosovë për organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.
Po ashtu, në këtë seancë do të shqyrtohen edhe rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesat e Ndërmarrjes Publike “KOSTT” për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në komunat veriore të vendit.
Rendi i ditës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës;
- Pyetjet parlamentare;
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
- Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19;
- Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës