Kuvendi ka arritur ta miratojë Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Supremes
46 deputetët votuan për, kurse 16 ishin kundër, shkruan lajmi.net.
Ky projektligj ishte hedhur në votim edhe ditën e hënë por aty nuk kishte marrë votat e mjaftueshme.
Në seancat e kaluara partitë opozitare e kishin kritikuar këtë Projektligj.
Kurse kryeministri Haradinaj më parë kishte vlerësuar se miratimi i Ligjit për DHomën e Posaçme është tejet i rëndësishëm.
Në këtë seancë u miratua edhe Ligji pëe aktet juridike dhe ai për automjete.