Dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja, nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës së djeshme.

Deputetë të Lidhjes Demokratike njoftuan sot se partia e tyre nuk merr pjesë në seancën që ishte paraparë të fillonte sot prej orës 11, transmeton Express.

Edhe, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë për Telegrafin se deputetët e këtij subjekti nuk do të jenë të pranishëm në seancën e sotme e as në seancat e radhës, deri të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita.

“Jo, dhe nuk do të marrim pjesë derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita për të ndalur Thaçin që të bëjë pazare të dëmshme me Serbinë”, ka thënë Pacolli.

Dje ka nisur punën Kuvendi, por për shkak të mungesës së deputetëve të opozitës, nuk pati kuorum, kësisoj kryeparlamentari Kadri Veseli njoftoi se seanca është shtyrë për sot.

Opozita nuk po pranojnë të marrin pjesë në seanca derisa në rend të ditës rezoluta e propozuar nga ta. Partitë opozitare kërkojnë të miratohet rezoluta që ia ndalon Presidentit Hashim Thaçi të flasë për ndryshim të kufijve.