Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit, për të premten, më 6 korrik 2018, në orën 11:00.
Seanca do të vazhdojë me pikat e mbetura nga seanca e sotme.
Ndryshe, pasi përfaqësuesit e grupeve parlamentare nuk arritën të merren vesh për vazhdimin e interpelancës për 53 milionët e “Bechtel-Enka”-s dhe në mungesë të kuorumit, seanca ishte ndërprerë.