Dita e shtunë u bë tragjike për familjen Fazliu nga Mitrovica, pasi humbi djalin e vetëm që kishte.
Ngjarja e rëndë ndodhi në tregun e Mitrovicës pasi një person u vra e dy të tjerë mbeten të plagosur.
I vrarë mbeti 27 vjeçari Valmir Fazliu, nga fshati Dolak i Vushtrrisë.
Valmiri ishte djali vetëm i familjes, djal hasreti.
Dorasi me iniciale Sh.A vjen nga fshati Vinarc, i cili është arrestuar menjëherë.
Ndryshe, ende nuk dihet arsyet që çuan deri te vrasja, mirëpo thuhet se shkak të jetë bërë një pemë.