Që nga mosha 8-vjeçare, Diar Mavriçi, filloi të përkujdesej për 40 barka të familjes së tij në Liqenin e Batllavës, duke u ndihmuar babait dhe vëllezërve, shkruan Llapi.info.
Për Kanal10, Mavriçi tregon se gjatë sezonit të verës dita shkon mbi 100 euro fitim, derisa thotë se me këtë punë merret që katër vjet.
“Jam prej fshatit Ballaban dhe vijoj mësimet në klasën e shtatë. Si e përfundoj mësimin në shkollë, vijë përkujdesja për to edhe i lëshoj me qera. I kam pasur tetë vjet kur kam nisur dhe që katër vjet merrna me to. Ju kam ndihmuar atyre që kanë pasur frikën në përdorimin e barkave. Veç me këto anije mbesim të gjallë edhe këto po dojnë me na i ndalu”, thotë ai.
Për më shumë, video e mëposhtme: