16 vjeçari i cili është vrarë sot në Stacionin e Autobusëve në Suharekë, siç merr vesh Klan Kosova, është nipi i Kryetari të komunës Bali Muharremajt.

Klan Kosova mëson se viktima kishte pasur probleme me dorasit e sulmit edhe disa herë të tjera, ndërsa sot ata janë përleshur brenda stacionit të autobusëve ku dhe 16 vjeçari përfundoi i vrarë pas therrjes me thikë.