Një 19 vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi pas mesnate në lagjen, Kodra e Trimave, shkruan Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe tri vetura (një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë Ahmeti.
Llapi.info mëson se nga ky aksident ka humbur jetën Jon Smaili./Llapi.info