Një 22-vjeçar, humbi jetën në Volljagë të Klinës.

Mësohet se viktima është, Arianit Gashi.

Rastin e ka konfiruar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një i lënduar është paraqitur në QMF në Volljagë të Klinës mëngjesin e sotëm. Mjeku kujdestar ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka raportuar se ka qenë i përfshirë në një aksident. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe mjeku kujdestar, ku i njëjti ka konstatuar vdekjen e një personi të gjetur në veturë. I lënduari pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi”, tha ai.