Mbrëmë rreth orës 23:00 një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Indeksonline mëson se personi i vrarë është Fatlind Arifi, i moshës 22 vjeçare.
Ndryshe, këtë rast e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se policia ka arritur ta arrestojë një të dyshuar, ndërsa një tjetër deri tani është në arrati.
“Rreth orës 23:00 kemi marrë informacionin që në fshatin Bresalc, komuna e Gjilanit, ka ndodhur një vrasje. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është sekuestruar një veturë e llojit Benz, e cila dyshohet të jetë pronë e të dyshuarve”, kishte thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
Ende nuk dihen motivet e këtij rasti.