Ky është personi që u vra mbrëmë, drejt tij u gjuajt nga një veturë në lëvizje
Një person është vrarë si pasojë e të shtënave me armë në lagjen “Arbana” në Prizren.
Viktima është 48-vjeçari Beqir Morina nga Prizreni.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.