Në orët e para të mëngjesit, një person ka vdekur si pasojë e goditjes që mori nga treni.

Saktësisht rasti ka ndodhur në orën 05:35 minuta, ndërkaq, Express mëson se bëhet fjalë për Sahit Lokaj, i lindur në vitin 1968.

Lokaj me profesion taksist, ka ndërruar jetë nga plagët e marra në vend të ngjarjes, ndërkaq, rastin për e kanë konfirmuar nga policia e prokuroria.

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se është marrë vendim që makinisti i trenit, i cili po drejtonte trenin në kohën kur vdiq taksisti 50-vjeçar, është dërguar në ndalim për 48 orë.

“Prokurori kujdestar ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes, bashkë me njësitet tjera relevante policore, për ekzaminimin e vendit ku ka ndodhur rasti”, ka deklaruar Prokuroria.

Ndërkaq, ka bërë të ditur se për makinistin është marrë vendim për ndalim 48 orësh.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

Lajmin për vdekjen e Lokajt e kanë bërë të ditur edhe familjarët përmes rrjeteve sociale.