Screenshot

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të mërkurën në mbrëmje, në autostradën Ibrahim Rugova, ku shoferi i një veture humbi jetën. Viktima u vetaksidentua derisa ishte në lëvizje dhe fatkeqësisht nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve.

Ky lajm ka tronditur familjen e të ndjerit, kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e tij.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që vdiq është Pren Thaqi, 52-vjeçar nga Prizreni.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar më pas në IML për obduksion.