Një vetaksident me fatalitet u raportua se ka ndodhur dje në fshatin Vërmicë të Mitrovicës në orët e pasditës.
Në këtë vetaksident ka mbetur i vdekur drejtuesi i traktorit. E personi që humbi jetën në këtë aksident, siç mëson “Jepi zë”, është Rrahman Begu.
Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët thonë se Rr.B humbi kontrollin e mjetit.
“Fsh. Vërrnicë, Mitrovicë 03.05.2021-15:40. Ka ndodhur një (vet)aksident në të cilin ka qenë përfshirë një traktor. Drejtuesi mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur, dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet rë raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, djali i 65 vjeçarit ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 18:00 në varrezat e Shipolit.
“Ju njoftojme se varrimi babes do te behet sot me date 04.05.2021 ne ora 18:00 ne varrezat e qytetit Shipol. Te pikelluar Familja Begu!”, ka shkruar Nehat Begu.
Duhet theksuar se Rrahmani ishte i njohur në qytetin e Mitrovicës, pasi për shumë vjet punoi si mjeshtër kamionësh.