Deputeti llapjan, Fidan Rekaliu, është i vetmi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që agjëron muajin e shenjtë të myslimanëve, Ramazanin, shkruan Llapi.info

Rekaliu, i cili në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 11 qershor 2017, u bë për herë të parë deputet i Kuvendit, shquhet për mbajtjen dhe respektimin e fesë myslimane. Rekaliu, i cili mban pozitën e kryetarit te Forumit Rinor të LDK-së, është me prejardhje nga fshati Dobratin, i komunës se Podujevës, dhe përkundër angazhimit të tij si deputet, vazhdon të jetojë në Podujevë.

Fitorja e tij si deputet, ka bërë që në Kuvendin e Kosovës, për herë të parë të flitet për rininë kosovare. Javë më parë, deputetët e Kuvendit, miratuan një rezolutë që obligon qeverinë për avancimin dhe respektimin më të madh të rinisë. Kjo rezolutë ishte iniciuar nga vetë Rekaliu./Llapi.info