Është hedhur shorti i gjysmëfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.

Në gjysmëfinalen e parë do të takohen Prishtina me Llapin ndërsa ndeshja tjetër do të jetë mes Trepça ’89 dhe Dritës.

Ndeshjet e para të gjysmëfinaleve do të zhvillohen me 26 dhe 27 prill përderisa ato kthyese 17 dhe 18 maj.

Llapi të mërkurën është ndeshur me ekipin e Gjilanit të cilin e mposhti me rezultat 4:0 dhe me këtë fitore llapi kaloi në gjysmëfinale./Llapi.info