Kandidatura e Fehmi Zeqirit për deputet nga radhët e LDK-së, dega në Podujevë, u konfirmua sot.

Në një reagim të tij ai i ka falenderuar zyrtarët e LDK-së për besimin e dhënë.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar,

Miq kolegë,bashkëpunëtor ,bashkëveprimtar, dhe qytetarë të Llapit, të Kosovës  dhe diasporës.

Rrugëtimi im politik ka filluar  që nga themelimi i Lidhjes Demokratike  të Kosovës, duke ju bashkuar  misionit dhe vizionit për liri, pavarësi dhe demokraci për shtetin e pavaruar të Kosovës të udhëhequr nga ideatori, qëndrestari dhe ati themeltar i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Me propozimin e kryetarit të degës së LDK-së, në Podujevë Dr.Ekrem Hyseni, me përkrahjen e kryesisë dhe aprovimin nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së  .

Sot po filloj një rrugëtim të ri duke u bërë pjesë e  listës  së kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Me vendosmëri, angazhim dhe përkushtim maksimal do të jem zë  i  fuqishëm në shërbim të interesit të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Jam shumë i  lumtur dhe krenar që të jam pjesë e një liste të fitores dhe ndryshimit që udhëhiqet nga kryeministri në ardhje Prof.Dr Lumir Abdixhiku.