Dikush që bleu një biletë “Powerball” në Kaliforninë Jugore, ka fituar një çmim rekord prej 2.04 miliardë dollarësh në Powerball pas më shumë se tre muajsh.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Associated Press”.
Numrat fitues u zgjodhën të martën në mëngjes, gati 10 orë pas shortit të planifikuar të së hënës mbrëma.
Kjo, për shkak të problemeve me përpunimin e të dhënave të shitjeve në një nga lotaritë.
Numrat fitues të tërhequr të martën në mëngjes në studion e tërheqjes së Lotarisë në Florida në Tallahassee ishin: topat e bardhë 10, 33, 41, 47 dhe 56, dhe Powerball i kuq ishte 10.
Bileta e çmimit të parë u shit në Qendrën e Shërbimit Joe në Altadena, një komunitet i pa inkorporuar në ultësirën verilindore të Los Anxhelosit.
Për shitjen e biletës fituese, pronari i biznesit Joe Chahayed do të marrë një bonus maksimal Powerball prej 1 milion dollarësh.
Xhekpoti prej 2.04 miliardë dollarësh ishte deri tani çmimi më i madh i lotarisë i fituar ndonjëherë, duke kaluar rekordin e mëparshëm çmimin prej 1.586 miliardë dollarësh të fituar nga tre mbajtës të biletave të Powerball në vitin 2016.
Vetëm katër xhekpote të mëparshme kanë kaluar 1 miliard dollarë, por asnjë prej tyre nuk është afër çmimit aktual, i cili filloi me 20 milionë dollarë më 6 gusht dhe është rritur gjatë tre muajve pa fitore. Askush nuk e ka fituar xhekpotin që nga 3 gushti.
Çmimi prej 2.04 miliardë dollarësh është për një fitues që zgjedh një pension vjetor, të paguar çdo vit gjatë 29 viteve.
Pothuajse të gjithë fituesit në vend të kësaj zgjedhin paratë cash, të cilat u vlerësuan në 997.6 milionë dollarë.
Shanset për të fituar xhekpotin ishin 1 në 292.2 milionë.
Loja luhet në 45 shtete, si dhe në Washington, Porto Riko dhe Ishujt e Virgjër të SHBA-ve.