Edhe grupi tjetër i tifozëve “Torando” nga Malisheva, kanë konfirmuar prezencën e tyre në tribunat e “Fadil Vokrri”, për të përkrahur Llapin në ndeshjen kthyese ndaj Budućnost Podgorica.
Kështu kanë thënë nga kjo tifozeri për GazetaBlic Sport.
“Tifozëria Tornado pranon bashkëngjitjen me Legjendat për të mbështetur KF Llapin në ndeshjen e kthimit ndaj Buduçnost në “Fadil Vokrri”. Gjatë ditëve në vijim do të organizohemi që të jemi në numër sa më të madh të pranishëm të enjten”, kanë thënë nga tifozeria “Tornado”.
Më herët, edhe tifo-grupi “Shqiponjat e Zeza”, kanë paralajmëruar përkrahjen për Llapin në ndeshjen që do të zhvillohet të enjten nga ora 20:00.