Ekipi i Llapit nga Podujeva shpresojnë se në pranverë do të luajnë në stadiumin e tyre.
Fusha në Podujevë nuk ka qenë në nivel gjatë vjeshtës dhe kjo i detyrojë ata që shumicën e ndeshjeve t’i luajnë në Merdarë, por tani shpresojnë se fusha do të jetë të paktën e gatshme nga gjysma e stinorit pranveror.
“Mendoj se stadiumi i cili është duke u ndërtuar, ndoshta edhe sezonin pranveror do të jemi larg tij, ndërsa të tjerat janë në rregull”.
“Synimet janë të qarta dhe besoj se do të arrijmë titullin ose do ta fitojmë kupën, si dhe nëse pranohemi futbolli ynë në UEFA mund të luajmë edhe në Europa League”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” Benjamin Emini, kapiten i KF Llapit.