Vetëaksidenti i së dielës mbrëma në fshatin Bajçinë të Podujevës ishte fatal për dy të rinj nga Podujeva, raporton Llapi.info

Si pasojë e përplasjes në vendin e ngjarjes një 19 vjeçar J.G., mbeti i vdekur. Ndërsa, i lënduar mbeti edhe një tjetër i cili, siç mëson Llapi.info, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në QKUK.

Llapi.info mëson se personi i dytë që ndërroi jetë sot është po ashtu një 19 vjeçar nga fshati Dobërdol, me iniciale Ç.G./Llapi.info

Më poshtë fotografia e të ndjerit të dërguar nga familjarët: