Një aksident me fatalitet u regjistruar ditën e djeshme në rrugën Lipjan-Shtime, ku një person humbi jetën teksa një tjetër u lëndua pas përplasjes së tre automjeteve mes vete.
Siç konfirmoi Policia, ngjarja ndodhi rreth orës 12:45 teksa në aksident u përfshinë një kamion dhe dy vetura.
Sinjali mëson se personi që humbi tragjikisht jetën në këtë aksident është Hanor Prapashtica.
Për vdekjet e tij, kanë shkruar edhe familjarët, ku kanë dhënë detaje rreth ceremonisë së varrimit.
Të ndjerit do t’i jepet sot lamtumira e fundit, në varrezat e Arbërisë në kohën e ikindisë 14:00.
“Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën ndërkaq për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti një person është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan – Bujan”, tha Borovci.