Të mërkurën një zjarr i përmasave të mëdha kishte përfshirë qendrën tregtare ‘Casa Italia’ në Tiranë.

Përveç dëmeve të shumta materiale që janë shkaktuar, ka vdekur edhe një punonjës i sigurisë, Arjan Sala, i cili duke tentuar që t’i nxjerrë kolegët e tij ka ngecur brenda zjarrit.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, pas vdekjes së tij ka shprehur nderimin e tij ndaj sakrificës së viktimës dhe i ka shprehur ngushëllimet familjes.

“Nderim përjetë për të riun Arjan Sala, shpëtimtarin i cili në misionin më të lartë më fisnik të njeriut hero, sakrifikoi jetën e tij që 25 tjerët të mund të jetojnë. Ngushëllimet më të ndjera familjes së tij. Ju ftoj të dashur miq t’i lutemi Zotit që shpirti i Arjan Sales të gjejë paqen e merituar. Amin!”, shkroi ndër të tjera Berisha.