Në Emergjencën e Ferizajit mbrëmë është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore një 75-vjeçar, i cili më pas ka vdekur.
Sipas policisë bëhet fjalë për vdekje natyrale.
Indeksonline mëson se viktima është Izet Avdiu, i rrahur për vdekje nga i biri i tij.
Nga policia kanë kontaktuar familjarët e viktimës, deshmitarët dhe kanë dalë edhe në vendin e ngjarjes.
Sipas familjarëve viktima është gjetur nē gjendje të rëndë shëndetësore në shtēpinë e tyre.
Këto informacione i ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me datën 10.07.2022 rreth 21:16 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar nje informacion në Qendrēn Emergjente në Ferizaj, një person me inicialet I.A i moshës 75 vjeçar, ēshtē sjellur në gjendje jo të mirë shëndetësore nga familjarët e tij. Më pas, mjekët kujdestar pas tretmanit mjekēsor, kanë konstatuar se i njëjti ka vdekur ( vdekje natyrale). Lidhur me këtē ngjarje, policia, hetuesit nga stacioni Shterpcë, i kanë kontaktuar familjarët e viktimës dhe deshmitarë dhe kanë dalë edhe në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima është gjetur nē gjendje të rëndë shëndetësore në shtēpinē e tyre. Nē lidhje me kētë është infomruar edhe Prokurori nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe me vendim të tij inicuar shënim zyrtar”, tha Veseli.