Zgjedhjet e ardhshme lokale pritet të mbahet vitin e ardhshëm, mirëpo kjo nuk po i pengon partitë në Kosovë, qe qysh tash të mendojnë kandidatët e tyre për kryetar të komunave dhe kjo më së miri dëshmohet në komunën e Podujevës.

Pas lirimit të Rrustëm Mustafës dhe Latif Gashi, PDK e kësaj komune ka nisur të ringjallet.

Afër ish deputetëve të PDK-së, po shihet gjithnjë e më shumë ish deputeti tjetër i Kuvendit të Kosovës, Hajredin Hyseni.

Burime të ‘Indeksonline’, brenda PDK-së në Podujeve bëjnë me dije se pikërisht Hajredin Hyseni pritet të jetë kandidati për kryetar të komunës se Podujevës nga PDK.

Hyseni ka të mbaruar fakultetin e Shkencave politike në UP.

Ka qenë pjesë e lëvizjeve ilegale për çlirimin e Kosovës gjatë viteve ‘80 dhe ‘90. Ishte i burgosur politik dy herë, në vitet 1988 dhe 1993. Si dhe deputet i Kuvendit të Kosovës në dy legjislatura: 2004-2007 dhe 2007-2010./Indeksonline/
6