Komuna e Podujevës ka publikuar konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasa të 10-ta në shkollat e mesme të kësaj komune, shkruan Llapi.info.
Sipas këtij konkursi, në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” do të pranohen 442 nxënës me 17 paralele.
Në shkollën Ekonomike “Isa Boletini” 470 nxënës me 21 paralele dhe në shkollën teknike “Fan S.Noli” 308 nxënës me 14 paralele.
Paraqitje e dokumenteve për të interesuarit në këto shkolla do të bëhet me 18, 19, 20 korrik në lokalet e shkollës amë, duke filluar nga ora 08:00 – 16:00.
Rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen në shkollat përkatëse më datë 21.07.2023.
Konkursi i plotë: