Kërcënimi me mjete shpërthyese në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” alarmoi organet e rendit mëngjesin e djeshëm. Udhëtarët dhe personeli i aeroportit u evakuuan, por pas kontrolleve të kryera rezultoi se kërcënimi ishte i rremë. Sinjali ka siguruar mesazhin që ka shkuar në emailin e Aeroportit dhe që ngriti në këmbë të gjithë.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se në emaili që u dërgua në adresën elektronike zyrtare të aeroportit ishte në gjuhën arabe.
”شقيقنا أ.ب موجود في السجن في جنيلان ، إذا لم تطلق سراحه بحلول الساعة 12 ظهراً. تم وضع 3 عبوات ناسفة ستنفجر في مواعيدها في مواقع مختلفة في هذا المطار هذا ليس انذار كاذب وفقنا الله وفي تمام الساعة 12:00 سنحتفل وستشعرون بغضب الله الله اكبر كوسوفو جمهورية كوسوفو” – ky është mesazhi që vuri në lëvizje Policinë, raporton Sinjali.
Bazuar në një përkthim që mund t’i bëhet këtij mesazhi lidhet thuhet se “vëllai jonë është në burg dhe nëse nuk e lironi deri në orën 12:00, do të shpërthejnë 3 mjete shpërthyese në këtë aeroport”.
Policia u njoftua menjëherë nga zyrtarët e aeroportit, me ç’rast njësitë përkatëse dolën në vendin e ngjarjes. Aeroporti u mbyll përkohësisht, për t’u hapur pas përfundimit të kontrolleve të kryera, ku nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes.
Teksa funksionimi dhe qarkullimi në aeroport iu kthye normalitetit, Policia vazhdoi me procedurat e tjera për inicimin e rastit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast.