Ky është Mustafa. Ai është shtatë vjecar, por përjetimet e tij mund të mos i ketë kaluar as edhe një plak. Mustafa vjen nga Siria, por jeton në Jordani me gjyshen dhe motrën e tij. Po prindërit?

Ata i janë vrarë para syve të tij nga bombat fuqi të vendosura nga regjimi sirian i Bashar Al Asadit.

Ai poashtu ka mbetur i plagosur, dhe po trajtohet nga mjeket per paralizen e pjesshme e trupit. Por vullnet si të Mustafa-së nuk keni parë asnjëherë. Ai gjithmonë buzëqesh, dhe sjellja e tij ju lë përshtypje të mira të gjithëve.

BBC ka realizuar një tregim për djaloshin e përvuajtur i cili kurrë nuk harron të qeshë.

Edhe pse gati ka harruar si dukeshin nëna dhe babai i tij, ai ndonjëherë e pyet doktoreshën e tij, “a do të bëheshe nëna ime”?