Në moshën 45 vjeçare sot ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Baki Ejupi, transmeton Llapi.info.
Ministria e Mbrojtjes njofton se sot në vendin e tij të punës, pas një ataku kardiak, ka ndërruar jetë ushtaraku i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi.
“Kapteri Baki Ejupi, ka lindur më 08.05.1974 në fshatin Sekiraqë – Komuna e Podujevës. Ai ka shërbyer me përkushtim të madh në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës. Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së. Kapter Baki Ejupi, pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Për homazhet dhe ceremoninë e varrimit të ndjerit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./Llapi.info