Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hapur një linjë emergjente me numër +383 45 492 316, ku mund të lajmërohen të gjithë shtetasit kosovarë, për të marrë udhëzimet e duhura pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan.
“I sigurojmë shtetasit tanë të cilët ndodhen ende në Afganistan, se së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë jemi duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe mjetet për të munduar një evakuim të sigurt të të gjithëve”, thuhej në njoftimin e MPJD-së.