Ky është nxënësi i klasës së 12-të i cili raportohet se u plagos me armë zjarri në mëngjesin e sotëm.
Ilir Pollomi gjendej në orën mësimore, kur një plumb e plagosi atë në buzën e poshtme, njofton Klan Kosova.
Pas këtij rasti nxnësi i cili vijon mësimet në shkollën e mesme ‘’Fan Noli’’ në Podujevë, iu nënshtrua një operimi kirurgjik teksa mjekët kanë thënë për Klan Kosova se ai tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë.