Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, herë pas here e fuqishme, me shpejtësi nga 15 deri në 42 km/h.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale nga 9 deri në 13°C.