IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht se Policia e Kosovës pak minuta më parë ka arrestuar një shtetas serb, me rrezikshmëri të lartë i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.
IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se shtetasi serb që u ra në pranga të Policisë së Kosovës është Aleksandar Radulovic.
I njëjti ishte në kërkim nga policia zvicrane por Radulovic kishte zgjedhur Kosovën për t’u strehuar mirëpo falë gatishmërisë dhe profesionalizmit të lartë të Policisë së Kosovës është arrestuar sonte gjatë një operacioni për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar./IndeksOnline/