Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:40, në vendkalimin për këmbësor që ndodhet në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Sipas informatave nga familjarë e miq bëhet e ditur se personi që ndërroi jetë është artisti Abdula Zeman, njofton Rtv Besa.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Ekrem Rexha, Prizren 06.07.2024 – 17:50. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndim vdekje-prurës për shkak se derisa ishte duke e drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë në lëvizje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari kosovar (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.”