Foto ilustrim

Një person ka vdekur në QKUK pas lëndimeve që ka marrë në vendin e punës.

Ai ishte rrëzuar të mërkurën pasdite nga një objekt ku po punonte në Lipjan.

Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se viktima është Naser Izet  Avdullahu.

Ai do të varroset sot pasdite.

Derisa, përvec njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës.

Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë është dërguar në obduksion ndërsa rasti është nën hetime.