Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar pamjet se si do të duket shkolla e re në Dumosh, shkruan Llapi.info.

Sipas tij, ky projekt do të kushtojë 560 mijë euro, i financuar nga vetë komuna.

Njoftimi i tij:

Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Dumosh, në vlerë prej 560 mijë euro.

Ky projekt do të financohet në tërësi nga buxheti komunal, ku brenda pak ditësh edhe do të fillojnë punimet.

Angazhim maksimal deri në realizimin e secilit projekt të premtuar para qytetarëve. Punë të mira e projekte të mëdha e presin Llapin!