Ky është projekti i shtëpisë që do t’i ndërtohet familjes e Bajram Ademit nga “Lagjia e Dëshmorëve” që ia kafshuan qentë vajzën.
Humanisti nga Peja, Adnan Hyseni, në kuadër të aktiviteteve të bamirësisë, ka arritur t’i grumbullojë paratë për ndërtimin e dy shtëpive.
Dy familjet të cilat do të bëhen me kulm mbi kokë, janë familja Ademi nga Podujeva dhe familja Jashari nga Peja.
Hyseni ka publikuar plan projektin e shtëpisë të cilën do t’u ndërtohet familjes Ademi nga “Lagjia e Dëshmorëve” të cilit iu djeg shtëpia para disa javësh nga energjia e elektrike.
Hyseni ka falendënderuar donatorin Lulzim Violeta Gashi dhe kompaninë J&S e cila do t’i kryej punimet./Llapi.info
FOTO: