Qeveria Kurti, javë më parë, ka miratuar projekt-buxhetin për vitin 2024, i cili kap vlerën e 3 miliardë e 314 milionë euro, shkruan Llapi.info.
Ky projektbuxhet do t’i dërgohet për votim së shpejti Kuvendit të Kosovës.
Në të njëjtin janë paraparë që të ndahen miliona euro për infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe fusha tjera për Komunën e Podujevës.
Projekti më i madh parashihet të realizohet në Podujevë, do të jetë ndërtimi i shtratit të lumit Llap, është projekt tjetër i ri, për të cilin janë ndarë 1 milion euro dhe pritet të fillojë në shkurt të 2024.
Ky projekt në total parashihet të kushtojë 5 milionë dhe pritet të përfundojë me 2026.
/llapi.info/