Një 15-vjeçare dyshohet të jetë sulmuar seksualisht në Gjilan nga një 58-vjeçar.
Sinjali raporton se i dyshuari për sulmin seksual ndaj të miturës është 58-vjeçari, Fatmir Rudhani.
Rudhani është pronar i marketit “Cani”, i cili ndodhet në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan, aty ku e mitura është sulmuar seksualisht nga i dyshuari.
Kështu ka raportuar në Polici e mitura, e cila ishte e shoqëruar nga babai i saj, dhe bashkë me të e kanë denoncuar rastin pak orë pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Sipas deklaratave të tyre në Polici, sulmi seksual ka ndodhur dje rreth orës 18:30, brenda ambientit të marketit.
Në lidhje me rastin është njoftuar menjëherë Prokurorja e shtetit, e cila ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit.
Pas intervistimit, 58-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është inicuar si “Sulm Seksual”.