Policia e Kosovës ka kryer një aksion sot në veri të Kosovës, ku ka konfiskuar sasi të mëdha të municionit, duke përfshirë kallashnikova e granata dore.

IndeksOnline mëson se nga kjo bastisje Policia e Kosovës po kërkon, Aleksandar Jaksic, i lindur me 1992.

Lajmi i aksionit është konfirmuar edhe nga, zëvendësdrejtori I Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri, Veton Elshani.

”Sot rreth orës 13.00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovica Veri mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje. Gjatë bastisjes në këtë shtëpi Policia ka has dhe ka sekuestruar 1 AK-47 2 Granata Dore M-75 2 Radiolidhje 2Antiplumba Kapelë Dorëza Çanta Ushtarake Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës Harta Rrip brezi Sprej Thikë Shall kamufllazhi etj”, ka bërë të ditur Elshani.