Pas emërimit të ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni në pozitën e Shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, pozitën e drejtorit të përgjithshëm do ta ushtroj zëvendësdrejtori i përgjithshëm, z. Naim Rexha.

Zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës është e rregulluar me Ligjin për Policinë, neni 39, paragrafi 3: “Në rastet e lirimit, shkarkimit apo suspendimit të drejtorit të përgjithshëm, kryeministri menjëherë emëron njërin nga zëvendësdrejtorët e përgjithshëm si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm”.

Konkursi për drejtor të përgjithshëm hapet nga MPB sipas legjislacionit në fuqi. Emërimi i drejtorit të përgjithshëm rregullohet me Ligjin për Policinë.

Sipas ligjeve dhe procedurave, Ministria e Punëve të Brendshme pritet që javën e ardhshme të hapë konkurs për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.