Ka ndërruar jetë ushtari dhe aktivisti i çështjes kombëtare, Qazim Uka, njofton Klan Kosova.
Uka nuk mbijetoi pas aksidentit që pësoi në fshatin Arllat të Drenasit më 11 prillit.
“Qazim Uka ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk ka qenë e mundur të zhvillohej asnjë protestë në Kosovë e prezent të mos ishte baca Qazim, i cili me qindra herë ju bashkua protestave duke ardhur nga Tropoja”, ka shkruar Sali Zyba, në profilin e tij në Facebook.
Varrimi i të ndjerit bëhet, sot, në orën 13:00, në fshatin e tij të lindjes Lugu i Zi – Tropojë.