Fshati Peran i komunës së Podujevës gjatë ditës së sotme ka pasur probleme të shumta me energjinë elektrike, njofton Llapi.info.

Që nga orët e hershme të mëngjesit energjia elektrike në këtë fshat ka pasur ndërprerje të shumta të cilat, sipas banorëve të kësaj ane, po u shkaktojnë atyre dëme në pajisjet të cilat funksionin e tyre e kryejnë me rrymë.

Banorët thonë se kjo ndërprerje pa paralajmërim në fund po u kushton atyre dhe se për këtë askush nuk po e merr përgjegjësinë./Llapi.info