Janë të shpeshta rastet kur bashkëluftëtarët mblidhen mes vete dhe kalojnë kohë, duke i kujtuar ditët më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Llapi.info.

Nga ta që mblidhen shpesh për të diskutuar për këto tema janë edhe bashëluftëtarë të Zonës Operative të Llapit.

Para disa ditësh njëri nga Komandantët e UÇK-së në Llap, Latif Gashi, publikoi një fotografi me disa nga bashkëluftëtarët e tij.

Në mesin e tyre ishte edhe eprori i UÇK-së në Llap, Ali Potera – i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.

Në postimin e tij Latif Gashi me 10 mars të këtij viti shkruante se si Ali Potera i knaqte me rrëfimet e tij për kohën e ilegales.

“Ndejë qefi me bashkëluftëtarë, qaj e muhabet për kohë të lavdishme, Ali Potera sonte na kënaqi me kujtime per ilegale dhe per luftë..!”, shkruante Gashi.

/Llapi.Info/