Bekim Maliqi nga Podujeva, ka vazhduar edhe sot me shkëlqimin e tij në Superligën e Shqipërisë, shkruan Llapi.info.
Talenti llapjan shënoi gol për t’ia mundësuar ekipit të tij “Erzeni”, t’i marrë tri pikë në ndeshje ndaj Tiranës, fort të vlefshme në garën e tanishme.
Maliqi, para dy ditësh u zgjodh edhe në 11’shen më të mirë të Superligës shqiptare.
Në videon e mëposhtme mund ta shikoni golin e sotëm;
https://streamable.com/ord8mo